Drejtoria e konvikteve të shkollave të mesme

Historiku

Drejtoria e Konvikteve të Shkollave të Mesme Tiranë u krijua më 15 Prill të vitit 1995. Para vitit 1995 konviktet ishin në varësi të shkollave kombëtare dhe konkretisht në varësinë e shkollave: Gjuhët e Huaja, Mjeshtëria Sportive, Liceu Artistik, Ekonomiku dhe Hoteleri-Turizëm. Me krijimin e kësaj drejtorie këto konvikte kaluan në varësinë e qeverisjes vendore në lidhje me shpenzimet. Pagat dhe Sigurimet shoqërore përballoheshin nga fondet e Ministrisë së Arsimit dhe investimet i kryente Drejtoria Arsimore e Qytetit Tiranë. Me V.K.M nr. 502 datë 16.04.2008 i azhornuar me V.K.M nr. 1710 datë 29.12.2008 ky institucion kalon tërësisht nën varësinë e Bashkisë Tiranë. Që në fillimet e veta Drejtoria e konvikteve ka bërë përpjekje për të realizuar kushte sa më mira, dhe më komode në këto konvikte, falë dhe mbeshtetjes së plotë nga ana e institucioneve përkatëse dhe nga Bashkia Tiranë. Sot është arritur që nxënësit të kënë një trajtim ushqimor dhe kushte fjetje të mirë plotësuara.